Nga Lutfi Dervishi/

Gazetarët, kameramanët dhe gjithë punonjësit e medias në terren – janë më të munduarit, më të keqpaguarit dhe njerëzit më të mirë që ka gazetaria (“profesioni më i mirë në botë”).

Jo vetëm duhen mbrojtur e mbështetur por duhen ndihmuar se shpesh janë vetëm mes tri zjarresh: protestuesve, policisë dhe “politikave editoriale” të pronarëve!

Janë njerëz që punojnë me orar a pa orar, ditën dhe natën, në shi dhe nën gaz lotsjellës- janë më të rrezikuarit.
E imagjinoni një moment të vetëm se çfarë do të shikonit në ekran pa raportimet e tyre?

Do të shikoni atë që shihni në netët “normale”- blla-blla- blla!

Nuk është thjesht krim, por e neveritshme të vësh dorë ndaj tyre!