Juventusi ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjen ndaj Milanit më 16 janar në Superkupën e Italisë, që do të mbahet në Jeddah të Arabisë Saudite. Bëhet fjalë për kthimin e Joao Cancelos nga lëndimi, i cili nuk ka luajtur që nga 7 dhjetori i vitit të kaluar, pasi bëri operacion gjurin e tij të djathte.

Operacioni është bërë me sukses dhe lojtari kaloi pjesën e fundvitit duke u rikuperuar. “Ai do të jetë i gatshëm për Superkupën”, tha Allegri përpara ndeshjes mes Bolognan në kuadër të Kupës së Italisë, që do të zhvillohet nesër.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here