Zylfije Haklaj, motra e vëllezërver Haklaj thotë në rrjetet sociale që është gati që nga ky moment të përballet me ish-kryeministrit Sali Berisha.

Haklaj, konsiderohet si një nga personazhet që ka akuzuar në jo pak raste Berishën për ngjarjet që kanë ndodhur në Tropojë.

Reagimi në rrjetet sociale:

Jame e gatshme nga ky moment ne cilendo studio televizive te perballem me Berishen. Ne se deshiron le ta zgjedhe vete studion televizive. Meqense Sali Berisha kurre nuk na dha nje mundesi sqarimi ose arsyetimi familjes tone, i kerkoje debat televiziv ku te gjithe ata qe jane te interesuar do ta mesojne te veteten e rrjedhes se ngjarjeve deri ne ditet e sotme ne mes te familjes tone dhe Sali Berishes. Dua qe dhe vete Berisha te mesoje qe kurre nuk e diti nga kush u perdore kunder familjes tone.