Mark Babani, sipërmarrës prej vitit 1995, në një ndërmarrje që ka kaluar kufijtë shqiptarë, ka zgjedhur që të kandidojë nën logon e partisë socialiste për të drejtuar bashkinë e Vaut të Dejës.

Ai ka treguar për ERTV, së kjo dëshirë i lindi duke parë situatën e rënduar ku bashkia e Vaut të Dejës është zhytyr nga drejtuesi aktual demokrat.

“Besoj që aftësitë menaxheriale janë pika ime e fortë. Duke parë bashkinë aktuale, pa një orientim të duhur, me një infrastrukturë të mjeruar që lë për të dëshiruar, duke parë bujqësinë dhe blegtorinë që sjell mundësi të mëdha, por sot le për të dëshiruar. Në tre muajt e parë të mandatit tonë, ne do të kryejmë ndërhyrjet më emergjentë në infrastrukturë. Iniciativa që kam marrë është të zhvillojmë bujqësinë si në të gjithë Europën”, tha Babani.

“Zona e Barbullushit, dhe pjesë e malit të Jushit dhe Trushit janë hambari i bashkisë sonë për drithëra dhe prodhime bujqësie ka problematikë përmbytjen dhe masa e parë që do marrim është pjesa e kullimit dhe vaditjes që janë kryesore për zhvillimin e zonës. Duhet një planifikim i mirë i fermave blegtorale se ku duhen ndërtuar. Kemi zona të pëerkyera për frutikulturë. Të rinjtë tanë punojnë në Torino me frutikulturën, kanë eksperiencën që mund ta aplikojnë në tokat tona”, shtoi ai.

Babani u ndal edhe në projektin e tij për të nxitur rritjen e punësimit në zonë, duke shfrytëzuar potencialet natyrore të zonës.

”Sot Laçi i Vaut të Dejës është një qytet që vetëm i tillë nuk mund të quhet. Mundësia e puësimit në këtë qytet është e pamundur, kjo popullsi do të punënohet ose në bashki, ose në ndërmarrjet shtetërore. Pra na duhet një strategji për këtë pjesë dhe ne kemi afër një liqen nga më të bukurit në Europë, për të cilin askush nuk ka patur ide se cfarë mund të prodhojë ai. Liqenin duhet ta bëjmë të lundrueshëm, sepse turizmi kështu do të pësojë rritje. Nëse në fshatrat e vjetër si Lisna, Karma, rikosntruktojmë shtëpite e braktisura, ne kemi mundësinë që gradualisht t’ju krijojmë shpresën banorëve me këto lloj biznesesh turistike”, theksoi Babani.