Një gjykatë në Buenos Aires në Argjentinë ka dënuar një burrë i cili ka lënë gruan e tij në moshën 60-vjeçare me 173 mijë dollarë dëmshpërblim ndaj zonjës, e cila i ishte përkushtuar shtëpisë dhe fëmijëve dhe nuk kishte punuar pavarësisht se ishte ekonomiste. Sipas arsyetimit të gjykatëses burri e ka lënë gruan në prag të pensionit dhe në mungesë të eksperiencës së punës pasi ajo i kishte shërbyer familjes.
Për këtë arsye argjentinasja e cila tashëm është rreth 70 vjeç do të marrë dëmshpërblim për 27 vite ‘punë’ që ka bërë në shtëpi.

Sipas medieve çifti u nda në 2009 dhe u divorcua në 2011, por vetëm para disa ditësh procesi ka përfunduar dhe e moshuara do të shijojë pasurinë dhe djersën e saj.