Të shumta janë rastet kur personazhet VIP të showbiz-it kanë bërë xing me njëri-tjetrin me të njëjtën veshje. Secili zgjedh ta kombinojë atë në mënyrën e tij, mirëpo asnjëherë nuk kanë munguar krahasimet e fansave, të cilët i kanë vënë VIP-at përballë njëri-tjetrit për të votuar se cilit prej tyre i shkon më shumë veshja, apo cili është treguar më kreativ në kombinim.

Kështu ka ndodhur edhe me dy vajzat e showbiz-it shqiptar, këngëtaren Elvana Gjata dhe modelen Aurela Hoxha. Dy vajzat kanë bërë xing me njëra-tjetrën, pasi kanë zgjedhur një kombinim fund dhe këmishë të markës Louis Vuitton. Sipas “Bordo”, këmisha kap vlerën 1200 euro, ndërsa fundi kushton 1130 euro. Pra, veshja në tërësi e vajzave kap shifrën 2330 euro.

Elvana e veshi së fundmi këtë kombinim në ditëlindjen e Era Istrefit dhe në postimet e publikuara në rrjete sociale shfaqej me këmishën e lidhur në bel, ndërsa vetëm pak orë më parë Aurela Hoxha publikoi një foto ku shfaqej me të njëjtën veshje, teksa kishte pozuar me të ëmën duke i uruar ditëlindjen.

Aurela kishte zgjedhur që këmishën ta mbante brenda pantallonave, ndërsa ajo që vihet re është se të dyja vajzat e kanë kombinuar kostumin me atlete të bardha dhe duhet ta pranojmë se duken bukur me këtë kombinim.