Anjeli i dhuroi këtë sezon Alegrit, Kristiano Ronaldon, por kjo duket se rriti xhelozinë dhe pakënaqësinë te pjesa tjetër e grupit, pasi ndryshimet në hierarkinë e formacionit titullar nuk vonuan që të shpërthenine edhe pse u përpoq të mbaheshin të fshehta.

Dy yjet që e pësuan ishin Paolo Dibala dhe Zhoao Kanselo.

Numri 10 i Juves humbi plotësisht gjurmët në fushën e lojës, ndërsa Alegri këmbëngulte te Manxukiçi përkrah Ronaldos, ose Bernardeski, më shumë se te kushdo tjetër.

Kjo sigurisht bëri që Dibala të fillonte të shfaqte pakënaqësinë e tij hapur brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Në fazën e dytë Kanselo, që ishte edhe lojtari më i mirë i fazës së parë, kaloi në rezervë luksi.

Ndërkohë që nuk munguan edhe përplasjet me Pjaniçin mbi idetë e lojës, i cili pas çdo humbjeje ka qenë shumë i ashpër ndaj zgjedhjeve të Alegrit.

Një tjetër problem në shtëpinë e Juventinëve ishte edhe Douglas Kosta, i cili mori gjobë me ardhjen e Alegrit për shkak të prezencës së këtij të fundit në ditëlindjen e Neymarit në Paris.

Po krisje ka pasur edhe më Khedirën, i cili edhe pse nuk kishte formë fizike, e ka përdorur shpesh si rrjedhojë e emergjencës në mesfushë.

Dhe pikërisht këto pakënaqësi ky grup nuk ka lënë pa i shprehur edhe te drejtuesit, duke kërkuar largimin nga skuadra.

Por situata duket se ka ndryshuar nga dje kur Maks Alegri nuk është më trajneri i Juves.

Rebelët e skuadrës me siguri kanë festuar me veten dhe tashmë presin trajnerin e ri që sidoqoftë do vijë me një listë të tijën të dëshirave por edhe të largimeve.