Në foton që shihni, në të djathtë është Syrja bej Vlora (1860-1940). Sot më 27 Nëntor 2018 eshtrat e tij rikthehen në Atdhe, për tu prehur në Llakatund, sipas amanetit që ka lënë vetë”!

Syrja beu, i ati i Eqrem bej Vlorës, i vëllai i ish-Kryeministrit Osman Ferit pashës, është ndoshta figura më e madhe e më komplekse e Pavarësisë shqiptare. Kur Perandoria Osmane mori rrokullimën, Syrja beu qe ndër të parët që punoi për Pavarësinë e vendit duke u mbështetur tek Austro-Hungaria, kancelari të cilën falë lidhjeve të fuqishme e kishte si shtëpinë e vet. Kujtimet e tij (por edhe të të birit Eqeremit) janë një thesar me shumë fakte të atyre kohëve të vështira. (Foton e ka publikuar per here te pare gazetari Ilir Ikonomi)