Partia Socialiste Preze ka bere nje shenim ne rrjetin social Facebook, ku thekson arsyet pse kandidati i PS, Agim Kajmaku është zgjedhja e duhur për tu përkrahur ne zgjedhjet e 30 qershorit per bashkine Vores. PS jep nje CV te tij.

Ne postimin e PS Preze, shkruhet se asaj zone nuk i mungon asgje vec nje njeriu me vizion qe te drejtoje dhe se Kajmaku eshte personi i duhur.

 

Ja postimi i plote:

 

📍Vora, qyteti jonë 💡

Sot ka nevojë që në krye të ketë një njeri i cili është: lider, administrator, udhëheqës, human, filantrop, drejtues, kapiten dhe mbi të gjitha për një Zot Shpie 💪.

Cfarë na mungon NE që të mos jemi si të tjerët?🤷‍♀️ Dielli jo, toka jo, liqene e natyrë jo .
Na mungon Vizioni për të bërë qytetin tonë shembëlltyr të qyteteve europiane.
Na mungon motivimi që të kuptojmë që qyteti ynë eshtë i bekuar nga zoti dhe i harruar nga udhëheqeja .
Për të zgjuar Vorën nga gjumi.

Agim Kajmaku është zgjedhja e duhur për tu përkrahur.

Është i vetmi person që mban përgjegjësi për çdo faktor dhe rrethanë, qe i cenon apo i ngre lart dinjitetin familjes.

 Ka një familje të mrekullueshme. Është djalë, vëlla, bashkëshort, baba, mik, shok, punonjës, pëfaqësues dhe qytetar i përkushtuar.

Udhëheqës, i cili di të udhëheqë ekipin dhe t’i prije punëve. Duke i qendruar në kokë nga fillimi në fund.

Lider, i cili di të dëgjoj, të bashkëpunoj, të konsultohet dhe të empatizohet me problemin e tjetrit dhe të mbajë afer vetes gjithmonë vitalitetin e shoqërisë, rininë.

Drejtues, i cili di rrugën e së drejtës, njeh meritën, pranon dhe respekton të verteten, dhe mbi të gjitha lufton për të.

Kapiten, i cili di të çoje varkën në destinacion, që e pranon se rruga ka të papritura dhe i duhet të ketë në bord specialistët më të mirë.
 Human , i cili i do njerëzit dhe kujdeset për ta, për tja mundësuar një jetë më të lumtur.

Një njeri që ka ndërmar më tepër përgjegjësi se sa privilegje në tërë rrugëtimin e tij.

Kujdeset për çdo element të familjes, duke filluar që nga lindja, strehimi, të ushqyerit, edukimi, punesimi, miqesia, marredheniet me jashtë pragut të derës e deri tek detajet me të vogla.
Qetësi dhe Vendosmeri për Shqipërinë që duam