Bashkimi Europian dënoi dje vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe zëdhënësja e KE-së maja Koçijançiç deklaruan se ky veprim dëmton procesin e hapjes së negociatave dhe integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në BE. Por i pyetur nga gazetari për qëndrimin që mban pas deklaratës së Koçijançiç, Basha bën një injorim apo tallje, nuk dimë se si ta quajmë. Ai në llim thotë kush, më pas ëhë… dhe po. Shihni videon e plotë më poshtë të Bashës, i cili foli pas një takimi me Bujar Nishanin në selinë e PD.
Lexoni si më poshtë:
Basha: Ditë edhe më të bukura presin shqiptarët. Gazetari: Zoti Basha një qëndrim mbi deklaratën e zonjës Kocijancic? Basha: Kush? Gazetari: Djegia e mandateve ditën e djeshme… Basha: Po… Gazetari: Një qëndrim të PD-së për këto deklarata. Basha: Po.