Nga Alfred Peza/


RETROSPEKTIVE/ 30

100 vjet me pare, kur ndertohej Bashkia e Vlores

Ky eshte projekti i programuar mbi nje shekull me pare, per te qene ajo qe sot njihet si, godina e Bashkise se Vlorës.
E ndertuar ne vitin 1918, godina është shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Kultures, ne vitin 2006.
Në planin rregullues të Vlorës të hartuar nga urbanist dhe arkitekt italian në fillim te shek. XX, ajo zinte një vend të veçantë.
Inxhinieri italian Luiggi Beretti përpara godinës kishte projektuar një shesh monumental, si ne kete foto, i cili nuk u realizua dot kurre.
Fillimisht ka shërbyer si godina e Konsullatës Italiane, deri në Luftën II Botërore. Pas vitit 1944, në këtë godinë ka ushtruar funksionet pushteti vendor.
Godina e Bashkise se Vlorës gjendet shumë pranë “Sheshit të Flamurit”, e cila edhe sot ruan vlera te vecanta si destinacion turisitk.