As kësaj jave mos iu ndani çadrës pasi reshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive dhe paparashikim. Shërbimi meteorologjik, bën me dije se pavarësisht reshjeve, temperaturat do të rriten gradualisht me përmirësimin e motit në të gjithë vendin që pritet të ndodhë në fundjavë.

Nga e shtuna pritet të rikthehen ditët me diell, ndërsa temperaturat do të kenë rritje prej ditës së enjte. Muaji maj sipas meteorologëve u parashikua i lagësht në krahasim me muajt e tjerë të pranverës, kështu që duroni dhe pak të gjithë ju që i urreni reshjet.