Këngëtarja, Dafina Zeqiri njihet për guximin e tëpërt që ka, sidomos përsa I përket pamjes së saj. Çdo muaj, Dafina ndryshon look-un e saj, por kësaj radhe ka tërhequr të gjithë vëmendjen me flokët e rruara.

Mirëpo shumë nga komentuesit e krahasojnë me një mashkull, pavarësisht se këngëtares duket se i përshtatet çdo model i mundshëm floku. Dafina ka ndarë një video provokuese, ku ngren bluzën dhe prek gjoksin me duar, por ndjekësi e ka krahasuar me një mashkull.

“Kur kanë me t’bo synet?”- i shkruan ndjekësi Dafina Zeqirit.

Menjëherë pas këtij komenti, ka replikuar këngëtarja, që duket se nuk e ka pëlqyer aspak këtë koment.

“Atë ditë që do të bëhesh njeri,”- i përgjigjet Dafina Zeqiri komentuesit.

Komenti i mësipërm ka sjellë një lumë replikash, ku disa e mbështesnin ndjekësin e disa ishin fansa të zjarrtë të këngëtares.