Në një debat televiziv në emisionin “Open” te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t’ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur “Agush”. Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus.

Në një debat televiziv në emisionin “Open” te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t’ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur “Agush”. Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus. Eh Mato, Mato…. e thërrasin të gjithë.

Agushi është personazh i librit ‘Njeriu me Top’ të Dritero Agollit. Në film i luajtur nga aktori Zef Bushati, Agushi ishte një ushtar italian-rob lufte që ndihmonte në shtëpinë e shqiptarit Mato Gruda gjatë pushtimit gjerman. Filmi e ngre gjithë fabulën e tij mbi një top të artilerisë së lehtë i gjetur pas rënies së Italisë fashiste dhe qëllimi kryesor i përdorimit të tij ishte hakmarrja ndaj shtëpisë “kundërshtare”. Në film Mato Gruda jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi. Mato ka fshehur topin e artilerisë të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit, madje ka marrë në shtëpi si rob edhe një italian që e thërret Agush, i cili i mëson përdorimin e topit.

Në dëshirën për të ofenduar Carlo Bollino-n, Çlirim Gjata, zgjodhi të interpretonte Mato Grudën. Mato Gruda është njeriu i verbuar nga hasmëria, i pashkolluar e i pakultivuar, i mbërthyer mes ndjenjave të hakmarrjes dhe dëshirës apo presionit për të dalë në krah të partizanëve: Misioni i vetëm që kishte ky personazh grotesk ishte që të hakmerrej ndaj armikut personal duke e vrarë me top, armë të cilën mund ta përdorte për të vrarë gjermanët, pra armiqtë e vërtetë. Por ai, fshatar dhe injorant, nuk dinte as se si përdorej, kështu ishte i detyruar të dëgjonte këshillat e italianit Agush.

Profilin perfekt të Mato Grudës, me të cilin Çlirim Gjata identifikohet kaq mirë, e ka bërë pikërisht i madhi Dritëro Agolli, autori që shpiku personazhin: «Në fillim ai këtë dëshpërim nuk e ndjeu, se qenia e tij ishte ende e mpirë nga narkoza e hakmarrjes. Njeriu, kur është i pirë, është grotesk e bujëmadh, zhurmon dhe u ul udhën shumë pasioneve të shfrenuara. Por, kur i del pija në mëngjes, bie në një dëshpërim të thellë, se kujton natën e kaluar. Jo vetëm kaq. Në mëngjes e ndien veten pa asnjë energji, pa asnjë mendim, pa asnjë pasion. Atë e pushtojnë mërzia dhe indiferentizmi. » (Dritëro Agolli, Njeriu me top, Shtëpia botuese « Naim Frashëri », 1975, fq.131-132)