Milani ka arritur të kualifikohet me vështirësi vetëm pas 120 minutash lojë përballë Sampdorias në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan 2-0 në “Marassi”, por nuk ishte sukses i lehtë, pasi të dy golat e ndeshjes u shënuan në shtesë, pasi 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim pa gola.

Heroi i kuqezinjve ishte Patrick Cutrone, i aktivizuar nga Gattuso sapo nisi shtesa e parë në vend të Castillejos.

Golin e parë e shënoi në minutën e 102-të, pas krosimit të Contit, ndërsa finalizimin e dytë, që ishte edhe më i bukur, në të 108-n, duke e kaluar topin me një parabël mbi portierin Rafael.

Në çerekfinale Milani do të përballet me fituesin e çiftit Sassuolo-Napoli.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here