Zjarrvënia e qëllimshme vijon të mbetet problem në vendin tonë. Ditën e sotme një sipërfaqe e konsiderueshme pyjesh është përfshirë nga flakët në fshatin Tej-Drinë të Kukësit, njësia administrative Ujimisht.

Të vëna në dijeni, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve që rrezikonin edhe përfshirjen e banesave.

Prefektura ka dalë me një deklaratë ku citohet se këto zjarre janë të qëllimshëm. (Lexo.al)