Informacionet dhe lajmet e rreme të përhapura në media sociale, llimisht nga grupe njerëzish që thonë se vaksina kundër fruthit të bën me autizëm do të bllokohen. Instagram ka njoftuar se do të marrë masa për përhapjen e këtyre informacioneve që shperndahen nën hashtagun #Antivax.

Sipas ekspertëve normat e rritjes së fëmijëve të prekur nga fruthi lidhen pikërisht me
informacionet e rreme të shpërndara në mediat sociale, ku pretendohet se vaksina anti fruthit shkakton autizëm tek fëmijët. Ndonëse sipas raportit të fundit nga OBSH, nuk është vërtetuar asnjë lloj lidhje e vaksinës me çrregullimin e spektrit të autizmit. Sipas UNICEF, vaksinimi ka rënë vitet e fundit me rreth 169 milionë në gjithë botën.