Lufta mes repereve femra duket se është po aq e egër sa ajo mes meshkujve. Diss-at, mbretëresha e repit, shpejtësia në të repuar janë tematika kryesore e kohëve të fundit. Sa më e egër bëhet kjo “luftë” aq më të njohura po bëhen në industrinë e muzikës. Konkurrenca ka nxitur deri në përçarje dhe ofendime të rënda.

Së fundmi reperja nga Maroco Lamar ka postuar një video, ku duket se është një diss i hapur për reperen nga Kosova, Tayna. Ky nuk është diss-i i parë që Lamari bën kundrejt Taynës. Kohë më parë ajo lançoi bashkëpunimin me Fiffin “Habibi”, këngë e cila ofendonte rëndë Taynën. Pas suksesit të “Habibit”, Lamar dhe Tayna u panë duke u argëtuar se bashku. Miqësia mes repereve nuk zgjati për shumë kohë, pasi Lamar e akuzoi Taynen se tentoi ta përdorte.

Bashkë me menaxherin e saj, Tayna asokohe i kishte premtuar Lamarit se do të bashkepunonin, por e vetmja gjë që kishte bërë sipas Lamarit, i kishte vjedhur disa melodi këngësh, ku ndër to është edhe kënga “Pow Pow” dhe jo vetëm.

Për më tepër në klipet e fundit kemi vënë re një ngjashmëri stili në look dhe në të repuar mes të dyjave. Edhe këtë gjë supozohet se Tayna e ka vjedhur nga këngëtarja marokiene. E pas të gjitha këtyre, Lamar u largua nga shoqëria me Taynën. E vetme vazhdoi rrugëtimin në industrinë e muzikës dhe solli këngën “Next” dhe kjo një diss tjetër për Taynën.

Se fundmi ajo ka postuar një video në profilin e saj “Instagram”, ku ka realizur një diss drejtuar reperes nga Kosova. Fjalë të rënda janë përdorur në të si ku.rve, madje akuzat vazhdojne deri në përdorim të lëndëve narkotike nga Tayna. Lamar paralajmëron se po kthehet dhe këtë herë po kthehet për t’i treguar vendin dhe për t’i treguar se kush është mbreteresha e vërtetë e repit. /Pamfleti