Një ndër personat për të cilët është prerë urdhër arresti për skemën e fajdeve në Shkodër është kapur në Morinë teksa tentonte të kalonte kufirin. Një person u arrestua pasi policia publikoi rezultatet e operacionit.

Ish drejtori i LSI tek Patentat, Ilir Sokoli 38 vjeç banues në Shkodër, po udhëtonte në drejtim të Kosovës përmes pikës kufitare në Morinë, për tu larguar jashtë vendit. Kemi siguruar foton e 38 vjeçarit Ilir Sokoli i cili u arrestua në kufi me Kosovën, të cilin po e botojmë. “Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit. Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë”, njofton policia pas ndalimit.