Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017.

Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën.

Por opozita ishtë kundër raportimit të kryeprokurores, me pretendimin se nuk ishte parashikuar në kalendar

Debatet te Komisioni i Ligjeve

Spartak Braho: Kryeprokurorja të jetë e rezervuar me informacionet

Myslim Murrizi i PD: Nuk jam dakord që zonja Marku të jetë e rezervuar, por nëse ka informacion të klasifikuar të rrijë dhe të raportojë ashtu sikur raportohet. Nëse është e cunguar me ne nuk e di ku raporton prokurorja e përgjithshme

Silva Caka: Kemi bërë një kërkesë për anulimin e raportimit, pasi nuk është i përfshirë në draft kalendarin e kuvendit

Ulsi Manja: Në rregullore, në pikën 27 të Kuvendit, thuhet raporti vjetor i prokurorit të përgjithshëm

Silva Caka: Është në datë 4 maj

Ulsi Manja: Më lini të bëj detyrën se nuk jemi në kafe këtu/