epa03970278 A photo taken 24 October 2013 shows an interior view of the big hall for parliament sessions in Skopje, the capital of the Former Yugoslav Republic Of Macedonia (FYROM). Macedonia is one of eight candidates hoping to follow Croatia's footsteps to become members of the European Union. A Summit of EU leaders in Brussels in December 2013 is expected to discuss the European Commission's recommendations for Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Macedonia, Montenegro, Serbia, Turkey and Iceland pending the respective countries' efforts to match European Union requirements in political and economic matters. The Former Yugoslav Republic of Macedonia (FYROM) applied for EU membership in 2004 and was granted candidate status in 2005. EU member country Greece in the past has blocked further moves for accession talks due to a conflict over the country's name, which it shares with a Greek region. EPA/GEORGI LICOVSKI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj përshëndetën votimin në parlamentin maqedonas për amendamentet kushtetuese me të cilat Maqedonia i dha fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare me Greqinë rreth emrit duke theksuar se Republika e Maqedonisë bëri një hap të madh përpara duke hapur perspektivat e stabilitetit politik dhe ato euroatlantike.
“Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, vizion dhe vetëdije të lartë, duke votuar për ndryshimet kushtetuese të parapara me Marrëveshjen e Prespës, që shënojnë hapin final drejt ndryshimit të emrit të vendit. Vendimi i tyre nuk ka qenë fare i lehtë, as popullor, por ishte vendim i duhur, i cili tejkalon interesat partiake për shtetin dhe qytetarët”, shkroi Thaçi në Facebook.

”Viti 2019 duhet të jetë vit i vendimeve të mëdha edhe për Kosovën. Vit kur duhet të përmbyllet edhe konflikti shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, theksoi ai.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqes së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime”, tha nga ana e tij kryeministri Haradinaj në Facebook.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here