A do ta mbante dot mali i Shpiragut lutjen e Monikës në Zot kur flet për vjedhje votash?

Kjo batutë e Edi Ramës sot në Berat ka marrë edhe përgjigjen e kreut të LSI-së.

Nga Kamza, ajo tha se do të vijojë t’i lutet Zotit që fëmijët shqiptarë të shpëtojnë nga varfëria dhe krimi.

Ajo vajti më tej, teksa tha se do t’i lutet Zotit që edhe besimi i qytetarëve të orientohet nga opozita.

“Lutjet e mia në Zot do të vazhdojnë që Edi Ramës t’i shpëtojë shpirti. Atij dhe veglave të tij. Sepse të dy prindërit e Edi Ramës prishën kishat dhe xhamiat. Mbi themelet e tyre Rama ndërton bizneset e drogës. Do të lutem në Zot që t’i kthehet besimi njerëzve tek ne. Që t’u kthehen pronat kishave dhe xhamiave, që të mos i grabisi më Rama pronat e Zotit” – tha kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se Edi Rama do të mallkohet nga të shenjtët që përmend.

“Larg gojën tënde të ndryrë që ke guxuar të shash shqiptarët” – tha Kryemadhi me tone të ashpra.