“Në 20 vite nuk u bënë investimet që bëri qeveria Rama në mbështetje edhe të pushtetit vendor në zone”.

Ndërsa foli në një intervistë për ERTV, Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, u ndal në veprat publike që transformuan Fushë- Arrëzin.

“Qëndra e qytetit ishte një gropë e zezë dhe sot u kthye në një pedonale me punime nëntokësore, me kanalizimet nëntokësore dhe rrjetin elektrik. Po ashtu, pallatet që e rrethojnë janë rikonstruktuar plotësisht, bashkë me shkollën 9 vjeçare të qytetit. Është rikonstruktuar shkolla e mesme dhe shkolla e mesme në njësinë administrative Iballe. Drejt përfundimit është edhe shkolla në Fierzë”, sqaroi Tuci.

Për herë të pare, tha Tuci- u bë rruga e njohur si unaza e qytetit, nga spitali te shkolla e spitalit, nga fondet e bashksië.

“Kur ne socialistët erdhëm në krye të bashksië së Fushë Arëzit e gjetëm zonën me vetëm tre orë ujë, sot ka 24 orë ujë, falë një investimi nga qeveria shqiptare rreth 50 milionë lekë të reja me të cilin është bërë komplet rrjeti i brendshëm. Ka një projekt pilot për ngrohjen me gaz të qëyteit të Fushë Arrëzit”, theksoi ai.

Tuci premtoi se “në mandatin e dytë do të fokusohemi më shumë te investimet në fshatrat turistikë”.

“Kemi Kryeziun, një fshat 4 km larg nesh, ka një plan për sistemimin e ujësjellësit aty, bashkë me kanalizimet e ujërave të zeza, bashkë me projektet për rrugë dhe ndërtesat turistike dhe shtëpi të hapura për turistët”, tha ai.