Ne kater vite, sfide ka qene rritja e cilesise se sherbimit, por tani ka ardhur koha per bashkine e se ardhmes, bashkine e gjenerates tjeter.

Keshtu deklaroi ne nje interviste per ERTV, kryetarja e deritanishme e bashkise Ura Vajgurore, Juliana Mema, e cila kerkon nga qytetaret nje mandat te dyte per te vijuar me projektet qe sipas saj, nxiten zhvillimin e qendrueshem te zones.

“Prioritetet tona kane qene te fokusuara te rritja e qendrueshme, zhvillimi i qendrueshem i Bashkise Ura Vajgurore. Qellimi yne ka qene qe investimet te shperndahen ne cdo cep te ketij territori, duke shkuar edhe ne fshatin me te larget qe ne cdo lagje te nderhyhet. Eshte nderhyre ne 17 shkolla nga 21 qe ka bashkia ne total, duke rikonstruktuar plotesisht 9 prej tyre dhe rikonstruksion te pjesshem 8 prej tyre. Jane ndertuar 10 kopshte te reja me standarde”, tha Memaj.

Mema theksoi se “kemi nderhyre edhe ne rrjetin rrugor per te lidhur qendrat e fshatrave me rruget nacionale”.

“Sot kemi 80% te ketij rrjeti te perfunduar. Po ashtu ka perfunduar sistemim asfaltimi ne 11 fshatra. Me ne fund Ura Vajgurore ka uje te pijshem cilesor duke u furnizuar nga burimi i Poshnjes pasi ka perfunduar faza e pare e investimit qe lidh burimin me furnizimin, ndersa kemi ne proces tenderimi investimin per rrjetin e brendshem. Ne kemi hapur kanalet kulluese dhe kemi shtrire rrjetin e kanaleve vaditese me gati 137 mije meter linear ne total”.

Memaj deklaroi se Bashkia Ura Vajgurore ka sot nje sistem dixhital te informacionit te sherbimeve publike.

“Ne kemi miratuar ne keshill bashkiak nje studim fizibiliteti per platformen online “Farm and Market” e cila do t’i vije ne ndihme fermerit per te zgjidhur problematikat duke rritur zinxhirin ekonomik dhe shmangur abuzimet me çmimet ne treg”, shtoi ajo.

Pas 30 vitesh ne Bashkine Ura Vajgurore ka nje qender multifunksionale per personat me aftesi te kufizuara ku do te marrin sherbim 830 persona me aftesi te kufizuara te zones, me psikologe apo logoterapiste per femijet, apo asistence per grate e dhunuara.

Pse ne 30 Qershor qytetaret duhet te zgjedhin serish Juliana Memajn?

“Tashme do duhet te ndertojme bashkine e se ardhmes dhe vizioni im per mandatin e dyte lidhet me amplifikimin e identitetit te bashkise duke e pare si porte hyrese drejt Beratit qe turistet ta konsiderojne nje pike te bukur ndalese para se te shkojne ne Berat. Kemi nje projekt per fazen e dyte te mbrojtjes lumore qe do te vazhdoje, po ashtu ndertimi i dy urave qe do te jene brand i qytetit tone per ta bere atraktiv. Ne fokus do te kemi edhe zhvillimin e artit dhe te kultures me nje projekt per venien ne pune te teatrit bashkekohor”, perfundoi kandidatja e PS.