Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka apeluar sërish për palët politike, ndërsa u kërkon atyre nisjen sa më parë të dialogut me qëllim kapërcimin e krizës.

Me një shënim në “Twitter”, ambasadori shton se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur.

“Dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që #Albania të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në #EU dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur. 2/2”-shruan ai.

Ky apel i ambasadorit Soreca vjen menjëherë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili sot pohoi se vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret brenda tetorit të 2019.