Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me 3 muaj afatet për hetimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Hetimi ndaj Llallës nisi në mars 2018 për “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”. Ish-kryeprokurori që është shpallur “non grata” edhe nga SHBA po hetohet për “fshehjes se pasurise”, “mosdeklarim i te hollave ne kufi”, “pastrim parash” dhe “shperdorim te detyres”.

Ish- kryeprokurori ka bere ankim ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda kunder zgjatjes se afatit, kerkese qe pritet te shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.