Drama “Kreditorët” pas suksesit dhe duartrokitjeve të publikut në skenën e ”arTurbinës” do shfaqje në teatrin “Skampa” në Elbasan. Vepra e August Strindberg vjen në skenë me regji nga Luli Hoxha. Ne Elbasan vepra do të jetë mbrëmjet e datave 1 dhe 2 shkurt.

Në skenë do të interpretojnë aktorët Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili, por dhe Tringa Shala. Vepra trajton krisjen e marrëdhënieve bashkëshortore e cila vjen si ngërç, dhe zbërthehet brenda 90 minutave në një skenë teatri.

Marrëdhëniet erotike, psiqike dhe ngarkesa emocionale distancojnë idealizmin e jetëgjatësisë së themeleve të një marrëdhënieje. “Kreditorët”, kjo shfaqje që trondit mekanizmin e njeriut të sotëm grushton brenda shpirtit bosh të njeriut bosh. Përbindëshat konsumues do të përballen me pangopësinë si kurth i fajit të tyre.

Bota si portokall do t’i kujtojë atyre karmën që nuk vonon për të marrë atë që ka dhënë. Historia mbresëlënëse me në krye krijesën perfekte të Zotit, gruan e cila kthehet në një llogaridhënëse të pashpresë.

Vepra e August Strindberg ndahet në dy lëvizje letrare; natyralizëm dhe ekspresionizëm. Në përgjithësi shkrimtari konsiderohet si pionier i gjuhës suedeze, pasi ishte shumë produktiv dhe nismëtar në shumë zhanre. Shumë libra të këtij autori klasifikohen si klasike në literaturën suedeze. August Strindberg vdiq më 14 maj të vitit 1912.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here