Shtohet numri i deputetëve nga radhët e opozitës në parlament. Dy deputetët më të rinj të kuvendit janë Halit Valteri si përfaqësues i Partisë Demokratike në Tiranë dhe Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një tjetër kandidat i LSI në Tiranë i cili ka marrë mandatin e deputetit është Edmond Stojku.

Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë janë 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, tre kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament.