KQZ i është përgjigjur përmes një shkrese kërkesës së presidencës lidhur numrin e deputetëve në kuvendin e Shqipërisë, si edhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale.

“Numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit është 122 deputetë” – thuhet ne pergjigjen e KQZ

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Përmes një shkrese zyrtare, më datë 14 qershor, Kreu i Shtetit iu drejtua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve të Kuvendit, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës dhe zëvendësimit të tyre.