Polica kufitare ka sekuestruar 20 kilogramë marijuanë që ishin programuar të transportoheshin drejt Greqisë.

Krahas drogës, në makinën që drejtohej nga një shtetas shqiptar u gjetën edhe 250 euro.

52-vjeçarit shqiptar iu vendosën prangat nga Policia.
Gjatë kontrollit Policia sekuestroi edhe dy aparate celularë. /G.Gj/Lexo.al/