Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave mund të udhëtohet nëpër të gjitha rajonet e Kosovës pasi rrugët janë të pastra në mbarë Kosovën.

“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit. Që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontraktuara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Shijojeni borën, fundjavë të këndshme”, tha ai.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here