Çështja e dialogut me Serbinë ka zhytur në bllokadë institucionin ligjvënës. Kjo pasi LDK-ja dhe LVV-ja vendosën t’i kthehen bojkotimit të seancave të rregullta, përderisa nuk i jepet drejtim dialogut me Serbinë.

Opozita por as partitë në pushtet nuk kanë treguar nëse do të ketë një përpjekje të radhës për konsensus, pas dështimit që të votohet rezoluta e propozuar nga LDK-ja, javën e kaluar, shkruan “Koha Ditore”. Vëzhgues të punës së Kuvendit e kanë quajtur kthim prapa mosgatishmërinë e partive që t’i tejkalojnë dallimet.

“Dështimi i miratimit të rezolutës për vijat e kuqe për çështjen e kufijve pa dyshim se ka qenë një hap prapa në tentimin e grupeve parlamentare për të arritur konsensus lidhur me dialogun me Serbinë.

Pozicionet rigjide të të dyja palëve, subjekteve në pushtet dhe atyre në opozitë ndikuan që një rezolutë e tillë të mos miratohej”, ka thënë Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)./Fitim Gashi.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here