Një automjet ka marrë përpara një mjet motoçikletë me të cilin po udhëtonte një çift. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës ku si pasojë e tij kanë mbetur të plagosur burrë e grua që udhëtonin me motorr.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar drejtuesin e automjetit. (Lexo.al)