Për mbi 4 orë mediat shqiptare paraqitën live protestën e organizuar nga opozita e cila degjeneroi në dhunë. Parë nga jashtë, Tirana të jepte përshtypjen e një qyteti të rrëmujshëm dhe aspak normal për t’u jetuar.

Mirëpo vetëm kaq ka zgjatur kaosi në një sipërfaqe të kufizuar të kryeqytetit, fillimisht sheshi para Kryeministrisë dhe më pas zona para Parlamentit.

Tirana reale është komplet ndryshe nga ajo çfarë opozita përpiqet të pasqyrojë. Tirana reale është normale, njerëz të cilët dalin xhiro nga Liqeni, qytetarë që zgjedhin sheshin Skënderbej për t’u ç’lodhur në fundjavë dhe të rinj që argëtohen në lokalet e natë. Pra, kjo është Tirana reale, pa dhunë, pa kapsolla, pa bojë. (Lexo.al)