Autoriteti i Konkurrencës (AK) për një periudhë 6 mujore, do të monitorojë tregun e telefonisë celulare në lidhje me kostot e tarifave standarde të aplikuara për përdoruesit me parapagesë. Konkurrenca parashikon të paraqesë rekomandimet e nevojshme për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike Postare (AKEP) që përpos analizës së tregut me shumicë të realizojë edhe një analizë të tregut të pakicës të telefonisë celulare.

Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se, i ka kërkuar AKEP të vendosë në dispozicion të gjithë dokumentet që zotëron lidhur me abuzimin e mundshëm me Pozitën Dominuese ose sjelljet e koordinuara të përshkruar në dokument. “Ky monitorim do të mundësojë hapjen ose jo të procedurave hetimore të parashikuara në Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar” vlerëson AK.