E ardhmja e Mauro Icardit është e përcaktuar. Ajo do të jetë larg Interit, mirëpo fakti që sulmuesi nuk kërkon të largohet nga Italia, duket se ka ndezur një garë mes Juventusit dhe Napolit për shërbimet e argjentinasit.

Numri një i Napolit, Aurelio De Laurentiis, foli në lidhje me një mundësi të tillë.

“Ka të drejtë Ançeloti. Icardi në fund do të dëshirojë të shkojë te Juventusi. Edhe unë, si trajneri, preferoj Insighnen. Kemi nevojë për të, ndërsa përpara kemi edhe Milik me Mertens.

“Nuk e mohoj se e kam kërkuar. Askush nuk mund ta injorojë talentin e tij. Icardi është shumë i fortë, por kemi folur aq shumë për të dhe tani duket shumë më i vjetër se 26 vitet e tij. Duke e parë nga larg situatën, më duket se është menaxhuar keq dhe nuk ka kuptuar rëndësinë e rolit që mbulon. Por, konsiderata ndaj tij nuk diskutohet”, tha De Laurentis.