Një vend i cili 33% të popullatës së tij e ka në emigrim nuk është në gjendje që të presë emigrantë nga vendet me probleme.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndarë ekskluzivisht për TemA TV një draft-raport me gjetjet për emigrantët.

Sipas kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndajt, bazuar në gjetjet e bëra, Shqipëria nuk është në gjendje që të presë emigrantët.

Në periudhën e studimit 5 vjeccar që ka kryer KSHH-ja, janë vërejtur mangësi të ndryshme të tipit se në në kufi nuk ka pasur qendra pritjeje, nuk ka pasur përkthyes, si dhe nuk ka pasur mjekë.

Në 5 mujorin e parë të 2018 numëri i emigrantëve të jashtligjshëm që kanë hyrë në Shqipëri, i ka kaluar shifrat vjetore të viteve më para.

Në 2018 është rritur edhe numri i azilkërkuesve në shqipëri.

Nga 2275 refugjatë të regjistruar deri në maj, rreth 1406 prej tyre kanë kërkuar azil.

Ndërsa në vitet e mëparshme numri i azilkërkimeve krahasuar me numrin e refugjatëve ka qenë 5%-10%

Një tjetër pikë e rëndësishme e draft-raportit të Komitetit të Helsinkit është se gjykatat shqiptare nuk njohin mirë ligjet për emigrantët, duke bërë që emigrantët e parregullt t’i dënojnë për vepër penale, në vend që t’i trajtojnë për azil apo t’i kthejnë pas në vendin e origjinës

Skëndaj thotë se edhe qendrat aktuale të trajtimit të refugjatëve nuk kanë shumë kapacitet.

Ndërsa shton se nuk respektohen të drejtat për mbrojtjen e fëmijëve të cilët trajtohen në qendrën e pritjes, që sipas ligjit duhet të trajtohen nga qendrat sociale në bashkitë përkatëse./TEMA TV/j.j