Komisioni për Çështje Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka mbyllur axhendën e sotme të takimeve në Kuvendin e Kosovës, me pritjen nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga anëtarja e këtij komisioni, Mexhide Mjaku-Topalli.

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me Komisionin përkatës të Kuvendit të Shqipërisë, në funksion të forcimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimit të përvojave pozitive.

Po ashtu, nga ana e Komisionit të Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh gatishmëri bashkëpunimi, duke vlerësuar se ka mjaft fusha në të cilat raportet e deritashme mund të shtrihen më tej.

Komisionet diskutuan mbi ligjin e mbrojtjes së fëmijëve, dhunën në familje, të drejtat e njeriut, për barazinë gjinore, si dhe çështjen personave të pagjetur. /KosovaPress/j.j