Prezantuesja e motit dhe gjithashtu edhe balerina e trupës së Albi Nakos ka një vëmendje të veçantë në rrjetet sociale.

Prej kohësh ajo ka ‘rrëmbyer’ një pjesë të madhe të vëmendjes mediatike. Mbi të gjitha, lidhja e saj e përfolur me Albi Nakon, nuk ka mbetur mënjanë pa u komentuar mjaftueshëm.

Së fundi Alba Hoxha ka postuar një video duke bërë një kërcim sensual ndërsa promovon cigaret duke uruar për një javë të mbarë, por ndjekësit kanë vërshuar me komente.

“Një gjë nuk kuptoj unë, pse përdridhesh?”-shkruan një prej ndjekësave të shumtë të Albës në Instagram.

Por, Alba Hoxha ka nxituar për t’i kthyer një përgjigje në lidhje me videon e postuar.

“Kërcimi në gjak, ç’ti bësh.”-shkruan balerina.