Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar prej kandidatëve për prokurorë të shprehin preferencat e tyre për vendet vakante në Prokuroritë e rretheve, të cilat për shkak të procesit të vettingut kanë pasur firon në kuadro të rinj.

Pas shqyrtimit të preferencave, KLP hodhi në votim preferencat e tyre, ndërsa me 11 vota pro vendosi të emërojë këto kandidatë në disa prokurori të vendit.

Prokurorët e rinj:

-Eliona Elezi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Krujë

-Erida Visoçi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Vlorë

-Mediana Meta, emërohet ne Prokurorinë e Shkallës së Parë në Kavajë

-Françesk Ganaj, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Lezhë

-Odeta Todorushi, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Korçë

-Albjona Papajani, emërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Berat.

KLP ndjen nevojën e adresimit të çështjes për caktimin e përkohshëm të prokurorëve për shkak të mungesës së rregullores për levizjet paralele dhe rregullores për ngritjen në detyrë të prokurorëve. Gjithashtu mësohet se të dyja këto rregullore po punohen aktualisht nga Këshilli në bashkëpunim me misionin ndërkombëtar EURALIUS.