Shqipëria është pjesë e një diskutimi të përbashkët mes 5 vendeve të rajonit: Bosje Hercvegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Serbi, Mali i Zi, që synon përfshirjen e saj në hartën e destinacioneve turistike të rajonit, përmes ofertës së diversifikuar gjithëvjetore. Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, megjithëse Shqipëria është pjesë e një projekti të përbashkët të financuar nga RCC (The Regional Cooperation Council), për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e saj si destinacion i qëndrueshëm në rajon dhe Europë, vendi ynë do të kishte sukses nëse do të futej në treg me një ofertë të përbashkët turistike.

“Mendoj që jo vetëm në rajonin e Mesdheut, por të gjithë rajonet kanë filluar të mendojnë si destinacione të përbashkëta pasi tregu i turizmit ka ndryshuar shumë, tregu i atyre që udhëtojnë ka ndryshuar shumë, tregu i atyre që përfitojnë nga turizmi ka ndryshuar shumë dhe gjithmonë e më shumë ofertat janë bërë komplekse. Prandaj unë do të doja shumë që t’ju nxisja të gjithëve ju që jeni këtu për të qenë pjesë e ideve të përbashkëta. NE kemi shumë nevojë për ide, për ta parë ndryshe mënyrën si është zhvilluar turizmi deri tani por natyrisht edhe turizmi së bashku me mbrojtjen e mjedisit”, tha ministri Klosi.

Për këtë arsye, ministri kërkoi asistencën e shoqërisë civile, për të ndihmuar me ide smart, projekte, që nxisin reflektimin e shoqërisë, vecanërisht të intelektualëve të fushës, për përfshirjen e tyre në gjetjen e një ekuilibri mes mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të turizmit. “Dua të jem mbase i pari që i bëj kritikës vetes dhe mënyrës së zgjedhur sesi ne akoma i menaxhojmë gjërat përsa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe të pasurive tona natyrore. Ndaj në këtë kuadër nuk është vetëm ky projekt që është shumë i rëndësishëm, është një projekt që krijon dhe jep grante për shoqërinë civile, për NGO-të, për njerëzit, intelektualët e fushës, në vlera të caktuara financiare të cilat nuk do tël doja t’i përmendja pasi nuk mendoj që paratë janë më e rëndësishmja pro janë idetë më të rëndësishme.

Edhe ne si institucione shtetërore përpiqemi të jemi pjesë e rrjetit dhe në këtë konkurrencë gjithmonë e më agresive që po bëhet qoftë edhe në fushën e projektit, pasi duhet ta kuptojmë që konkurrojmë me intelektualë nga 6 vendet e rajonit. Jemi në konkurrencë të hapur, kush di të mbrojmë më mirë projektet, kush di të paraqesë projekte që influencojnë më shumë sesa një shtet, kush di të lobojë me partnerë e intelektualë të rajonit në përgjithësi për të pasur projekte sa më të ideuara”, tha ministri Klosi, i cili premtoi mbështetje 100% të institucioneve shtetërore dhe agjencive në varësi, që do të mund të shfrytëzohen si laboratorë për çdo projekt dhe ide, që mbroj mjedisin dhe nxit zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.