Ne Diten Boterore te Mjedisit, ministri Klosi, i shoqeruar nga kryetari i bashkise Vlore dhe prefekti i qarkut çelen sezonin turistik 2019 ne Sazan-Karaburun, ku gjithashtu bene udhetimin e pare turistik me anijen Liburna, te inauguruar nje jave me pare. “Mendoj se jemi ne nje sezon qe ka nisur mire dhe qe padyshim do te realizoje shifrat e veres te vitit 2018.

Nese do te kishim shume me teper atmosphere per zhvillimin e turizimit,me shume shoqeri te orientuar jo nga debate politike,por nga turizimi padyshim qe do te kishim me shume rritje te numrit te turisteve”, tha ministri Klosi, i cili ka falenderuar edhe operatoret turistike per investimet ne turizem dhe kete e tregojne anijet turistike, qe nga dy qe ishin vitet e kaluara, aktualisht jane 26, qe do te transportojne turiste ne destinacione si: Ishulli I Sazanit apo gadishulli I karaburunit.

I pyetur nga gazetaret, ministri Klosi pranoi se per shkak te situates politike ka patur anulime te rezervineve, por nga turiste individuale, pra anulime te vogl, pa ndikim te madh.

“Po punohet per nje ligj mbi detin, por ajo qe duhet te kuptojme eshte se jemi ende larg nje qyteti qe jeton me detin pasi kemi nevoje per mijera anije turistike dhe per njerez te kualifikuar, qe punojne per keto anije dhe qe dine te orjentojne turistet qe do te vijne per te vizituar keto zona. Na duhen njerez qe jetojne me detin dhe shkolla profesionale, qe i trajnojne dhe i certifikojne keto te rinj. Shqiperia duhet te jete mbreteresha e turizimit ne mesdhe dhe I ka potencialet turistike per te arritur kete qellim”, tha ministri Klosi. Kryetari I bashkise Vlore Dritan Leli ka konfirmuar se hapja e sezonit turistik ne Sazan dhe karaburun eshte eveniment. “Numri I anijeve turistike,tregon qarte ndryshimin e politikave dhe cdo investim eshte nje orientim drejt turizimit, sic eshte dhe kjo anije anija qe I shtohet kapaciteteve turistike ne qytetin bregdetar.