Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Liverpooli nuk do të shpenzojë shumë para në transferime në afatin kalimtar të verës. “Reds” blen dy lojtarë për 140 milionë funte, Virgil van Dijk dhe Alisson Becker në vitin 2018 – rekord botëror për mbrojtësin dhe portierin më të shtrenjtë. Naby Keita gjithashtu iu bashkua atyre nga RB Leipzig për 48 milionë funte, së bashku me Fabinhon nga Monaco për 39 milionë funte dhe Xherdan Shaqirin 13.5.

“Nuk dua të flas se çfarë saktësisht do të bëjmë, por nuk besoj se do të shpenzojmë shumë para”, tha ish bosi i Borussia Dortmundit. “Më e mira është që të bashkojmë këtë grup lojtarësh, të tentojmë t’i zhvillojmë ata të gjithë së bashku dhe të qëndrojmë kështu për një kohë të gjatë.