Në një intervistë për “Sky Sports”, trajneri i “Liverpulit” Jyrgen Klop, analizon vitin 2018 dhe kërkon të fitojë gjithçka gjatë 2019.

Ndër momentet më të veçanta të këtij viti, Klop rendit dy.

“Kualifikimi në Ligën e Kampioneve apo momenti kur u kthyem në hotel në Romë, pasi siguruam finalen e Ligës së Kampioneve. Edhe ai nuk ishte i keq. Ishte një pritje e ngrohtë. Nëse do ta kishim luajtur finalen në atë moment, ndoshta do kishte ndihmuar. Do kishim 2-3 javë më shumë pushime dhe nuk do kishim kaluar momentin zhgënjyes në Kiev. Por i gjithë sezoni ishte pozitiv, e shijuam shumë”.

Klop është i kënaqur me arritjet e 2018, por pret më shumë nga skuadra gjatë vitit të ardhshëm.

“Shpresoj një skuadër më të fortë dhe me më shumë eksperiencë. Unë pres më shumë ndeshje speciale si këto të fundit. Do luftojmë për çdo kompeticion që jemi në garë”.

Në fund të intervistës Klop thekson se nuk bën plane afatgjatë por përqendrohet në çdo takim.

“Nuk mendoj për shumë larg. Unë nuk kam fituar asgjë dhe kjo është e vërtetë, prandaj të mos mendojmë për vitin 2022, është shumë larg. Në verë do të ketë njerëz që do thonë se “është koha ideale që unë të largohem nëse do të fitojmë diçka, sepse ne nuk do të fitojmë kurrë përsëri. Do të ketë të tjerë që do thonë se unë duhet të largohem nëse nuk fitoj asgjë. Unë nuk e vras mendjen për këtë”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here