Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konstituuar komisionet të cilat do të përzgjedhin gjyqtarët dhe do të menaxhojnë buxhetin, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së ngërçit në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat e rretheve.

Report Tv ka siguruar emrat e anëtarëve të KLGJ-së, të cilët do të jenë pjesë e komisioneve të përhershme. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami do të jetë pjesë e Komisionit të Buxhetit e shoqëruar nga dy kolegët e saj Medi Bici dhe Fatmir Luli.

Karriera i është besuar ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Ilir Toska dhe dy kolegëve të tij, Narceka Shehu dhe Alban Toro. Komisioni Disiplinor që do të kontrollojë shkeljet e gjyqtarëve do të drejtohet nga Medi Bici dhe anëtarët, Dritan Hallunaj e Maks Qoku. Ndërsa vlerësimi profesional dhe etika i janë besuar Brikena Ukperajt, Brunilda Kadit dhe Erjon Muharremajt.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të përcaktojë në mbledhjen e radhës edhe hapat që do të cojnë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë.