Deputeti i PD-së në Pogradec, Klevis Balliu ka sulmuar kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballën, i cili ishte gjatë ditës së djeshme në këtë qytet.

Balliu pak minuta më parë është shprehur se për të mbushur sallën kishte marrë me vete tre ministra e dy deputetë.

Sipas deputetit demokrat, Rilindja ka vdekur e shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet e parakohsme.

‘Darkë vakie do të hanë shqiptarët tek vdekja e RILINDJES. Rilindja ka vdekur e shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Tao Tao mora vesh që kishe shkuar në Pogradec, e për të mbushur sallën kishe marrë me vete tre ministra e dy deputetë’, shkruan Balliu.