Që kur Klea Huta dhe Elgit Doda bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, të gjithë fansat shprehin gjithmonë e më shumë interesin jo vetëm për raportin mes tyre, por edhe për karrierën e saj.

Gjatë intervistës së Kleas në rubrikën “Këndi i së vërtetës” u zbuluan shumë detaje. Si psh që njëri-tjetrit ata i thërrasin me përkëdheli beb, që për punët e shtëpisë kujdesej Klea, që e kanë gati bashkëpunimin e tyre në muzikë, por që presin ta bëjnë publike, që mes këngës, prezantimit dhe aktrimit ajo do të donte të përmirësohej paksa në këndim (edhe pse është koshiente që e bën për qejf). Erdhi puna te vjehrra.