Pas suksesit të madh që arriti në Itali, Klaudia Pepa vendosi t’i jepte fund martesës së saj me Albi Nakon. Ndarja e tyre bëri bujë të madhe në mediat rozë, por nuk u mor vesh kurrë arsyeja që e çoi çiftin drejt ndarjes. Ditën e sotme të dy balerinët kanë tërhequr vëmendjen e fansave me postimet që kanë bërë në “Instagram”.

Klaudia Pepa ka postuar një foto në plazh, e veshur me bikini braziliane, duke ekspozuar kështu të pasmet e saj. Ndërsa Albi Nako ka postuar një shprehje domethënëse në “Instastory”: “Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”,-shkruan Albi Nako.

Ndërkohë që Klaudia ka vendosur të tregojë anën e saj më të fortë, një fizik perfekt, Albi është futur në mendime dhe shprehet i zhgënjyer.