I ftuar në “Piter Pan” ishte koreografi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Llaqi Nako. Gjatë emisionit një prej fëmijëve e pyeti Llaqin se çfarë profesioni duhet të ketë nusja e djalit të tij, pra Albit.

“Nuk dua që nusja e Albit të jetë balerinë”, u shpreh Llaqi duke shtuar se e njeh mirë këtë profesion.

Albi prej kohësh përflitet se është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha e cila nuk dihet ende si e ka pritur këtë deklaratë.