Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka zbuluar “Skuadrën e Vitit 2018”.
Pas më shumë se një muaji votim nga fansat, tani 11-shja më e mirë e vitit është publikuar ku më shumë se 1.8 milionë persona kanë votuar. Katër lojtarë të Real Madridit kanë zërë vend në formacion, pa e përfshirë Cristiano Ronaldon, i cili nga shtatori i vitit 2018 është pjesë e Juventusit, mirëpo triumfi i tij në Ligën e Kampionëve me Realin ka ndikuar që ai të jetë pjesë e skuadrës më të mirë për vitin 2018.

Në portë është portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ndërsa Virgil Van Dijk plotëson vijën e mbrojtjes me Raphael Varane, Sergio Ramos e Marcelon, të tre këta lojtarë të Realit. Në mesfushë është Luka Modric, fitues i Topit të Artë, Kante nga Chelsea dhe Eden Hazard, kurse në sulm është treshja Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here